Aktori i njohur amerikan Mark Blum ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me koronavirus. Ka qenë këngëtarja Madonna ajo që ka shpërndarë lajmin e trishtë, teksa ka shprehur ngushëllimet për të.
Madonna dhe Blum kanë luajtur së bashku në filmin e vitit 1985, “Desperately Seeking Susan”.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”.
“Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.
