Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Prioritet i Ramës dhe Ballës janë tenderët dhe PPP korruptive”, Paloka: Ja ku t’i gjeni paratë për shtresat në nevojë dhe biznesin

20:29 / March 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas replikave në distancë për paketën ekonomike.

Në një status në “Facebook”, Paloka shkruan “Balla nuk mund ta pranojë propozimin e krut të PD-së Lulzim Basha dhe opozitës për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin, pasi prioritet për të dhe Ramën janë tenderët, koncesionet e PPP-të korruptive”.

Sipas Palokës, Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij. Ai i bën thirrje ‘t’iu kthejnë shqiptarëve ato që i kanë vjedhur”.

POSTIMI I PLOTË

Taulant Balla nuk ka sesi ta pranojë propozimin e Lulzim Bashës dhe opozitës për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe biznesin. Prioritet i Ballës dhe Ramës janë tenderat, koncesionet dhe PPP korruptive, sepse vetëm ashtu mbushin xhepat e tyre.

Mjafton një analizë e thjeshtë:

– Me paratë që i janë dhënë mikut trafikant të Taulant Ballës, plot 15 milion euro, sot mund të paguheshin pagat për 70 mijë punonjësit e call centers dhe fasonerive,

– Me paratë që i janë dhënë 10 oligarkëve, miq të Edi Ramës, për 10 PPP e koncesione korruptive, sot do mbuloheshin shpenzimet për jetesë për 300 mijë familje shqiptare.

– Me paratë qe kanë vjedhur vetëm në vitin e fundit, sipas KLSH, sot asnjë shqiptar nuk do të vuante për bukë, asnjë biznes nuk do të rrezikonte falimentin dhe asnjë familje nuk do të ishte nëpër cadra apo shtëpi të dëmtuara, sepse nuk marrin dot bonus qiraje.

– Me 8 milion euro që ka marrë Vilma Nushi vitin e shkuar, sot nuk do të kishim stafet mjekësore të rrezikuara, sepse s

kanë veshjet e nevojshme e s’do të kishim mungesë testesh për të identifikuar të prekurit me koronavirus.

Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive. Boll me propagandë! Kthejuni shqiptarëve ato që i keni vjedhur! Dalin dhe teprojnë për të përballuar krizën!

Balles paloka Rames tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.