Ambasada e SHBA-së në Shqipëri në një postim në faqen zyrtare e vlerëson javën që u mbyll si të vështirë, por thekson se lajmi i mirë është fakti që po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve.
“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.
