Edhe pse u mendua se rikosntruksioni i godinës së njohur si ish-Lidhja e Shkrimtarëve për të shërbyen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) do të shpëtonte godinën e bukur që gjendet në fillim të rrugës së Kavajës, godina ka filluar të degradojë sërish.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se shqetësim në këtë godinë është bërë jo vetëm nevoja për dezinfektimin për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por edhe për dezinfektimin e saj prej minjve të shumtë.
Ata janë bërë tepër problematik aq sa ky shqetësim është ngritur edhe nga Garda e Republikës e cila ruan jo vetëj anëtarët e këtij institucioni, por edhe godinën.
Kujtojmë se me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, KPK kryen procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
