Qendrimi në karantinë sigurisht që i ka bërë dhe fëmijët më të angazhuar në përditshmërinë e shtëpise. Sigurisht mund të mendojmë se janë vajzat ato që ndihmojnë mamatë e tyre në punët e shtëpisë apo gatim. E kusht ha se çunat nuk mund të mësojnë të bëjnë punë shtëpie?
London i Sara Hoxha për shembull po mëson të lajë xhamat. Në një postim në Instastory Sara tregon kështu sekretin e saj se si po rrit djem të përgjegjshëm dhe për punët e shtëpisë, që të ndihmojnë mamin e tyre kur të rriten.
Ajo ndodhet larg familjes në Shqipëri, dhe më herët u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbrojnë jo vetëm veten por edhe njerëzit që kanë imunitet të dobët.
Ajo shprehet se vetëm duke bërë durim mund të kujdesemi për më të dobëtit.

