Rolando Lekaj modeli që e nisi karrierën e tij pasi u shpall “Mister Lezha” tashmë është një model i firmave prestigjioze si “Hugo Boss” dhe “Hermes”. Ai është martuar me miliarderen kineze me të cilin ka dhe një djalë.
Lekaj nuk i harron bashkëkombasit në këto ditë të vështira, teksa bën të ditur se ai dhe e shoqja do të dhurojnë 200 mijë maska për Shqipërinë.
“Kam nderin dhe kënaqesinë të ndaj me ju miq e të dashur këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TANË (DOKTORËT) që po luftojnë me armikun e padukshem në vijën e parë të luftës. Për Shqipërinë që duam duhet që gjithë bashkë të bëjmë aq sa është e mundur. Të qëndroni sa më shumë në shtëpi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë”, shkruan Rolando Lekaj.
