Ermal Mamaqi ka rrëfyer se si po i kalon ditët e tij në karantinë së bashku me familjen. Ai thotë se tashmë puna e tij e re është të ndihmojë Joelin, djalin e tij që është në klasë të parë, me detyrat e shtëpisë.
Ermali thotë se e ka marrë shumë më qejf këtë detyrë duke thënë se “nuk dija të shkruaja shqip me shkronja dore” . “Gjë shumë e mirë se të mban të karrikuar gjatë ditës dhe ajo që duhet të bëjë unë çdo ditë është jo të shkoj në punë po të bëj detyrat”, tha Ermali në një lidhje me Nevvs 24.
Ai rrëfeu se dita më e trishtë ishte ditëlindja e tij, gjë për të cilën është shprehur dhe në një status në rrjetet sociale.
Përsa i përket koronavirusit ai thotë se nuk ka frikë pasi fati jonë është në dorën tonë, duke respektuar edhe rregullat e vendosura. “Nuk është se kam ndonjë frikë të madhe sepse dhe kam lexuar dhe jam disi I qetësiuar nga pikëpamja nëse të zë gripi, por mendoj që fatin tonë ne e kemi në dorë. Është në dorën tonë ta parshikojmë fatin e vetes sonë, ose familjes sonë. Unë po e shkruaj një fat të mirë për veten”, tha ai.
