Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lulzim Basha thirrje urgjente Ramës: Qeveria të mbyllë sa më parë këto dy lloje biznesesh

17:19 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë thirrjen për qeverinë që të veprojë sa më parë dhe të mbyllë fasoneritë dhe call center, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Në një reagim për “Vizion Plus”, Basha deklaroi se masat e qeverisë janë për t’u përshëndetur, por shtoi se duhet të vijohet më tej. Sipas kreut demokrat, pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka mundësi të sigurojë nevojat e përditshme bazike, siç mund të jenë ushqimi apo trajtimi i shtresave në nevojë. “Prej ditës së parë kemi kërkuar marrjen e masave sa më të shpejta dhe sa më të forta. Ndaj përshëndes çdo masë që shkon në forcimin e regjimit të distancimit social. Janë shumica prej tyre masa që i kemi kërkuar prej kohësh. Kjo pjesë e punës duhet intensifikuar. Duhet të merren në kohë këto masa. Ajo që mungon është mbyllja e vatrave potenciale të infeksionit, si fasoneritë, call center, fabrikat. Gjej rastin të përsëris thirrjen time të përditshme sepse çdo vonesë në këtë drejtim do të na kushtojë jetë dhe shëndetin e njerëzve. Masat mbështetëse janë shumë mbrapa. Një pjesë e madhe e popullsisë nuk kanë mundësi të sigurojnë të përditshmen, ushqimin apo trajtimin minimal edhe për të moshuarit dhe për shtresat në nevojë”, u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, nga ana tjetër, qeveria nuk po bën mjaftueshëm për të marrë masa për krizën ekonomike. Ai u shpreh se vendi ynë ka shumë mundësi ekonomike për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe të moshuarit. Sipas Bashës, qeveria ka pranuar një pjesë të propozimeve të PD, por ende nuk kanë gjetur zbatim. “Qeveria është shumë vonë me marrjen e masave për të përballuar krizën ekonomike. Ne kemi më shumë se 2 javë që kemi propozuar paketën tonë. Disa propozime janë pranuar, por nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse njerëzit që janë mbyllur në shtëpi do të kenë të garantur minimumin jetik. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë se çfarë ka bërë deri tani”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.