Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edhe bimët ndjejnë: gëzohen, “qeshin”, mërziten, marrin dhe japin dashuri!

17:07 / January 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50805763 2299010106999996 6966715487036112896 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është provuar se drurët dhe bimët janë qenie që jetojnë, marrin fryme dhe dinë të merren vesh me njëra -tjetrën. Ato janë qenie te gjalla, të ndjeshme. Janë pa sy, pa veshë, pa gojë, pa zemër, pa mushkëri e stomak, por ato, si njerëzit, marrin frymë, tresin ushqimin, lëvizin, ndjejnë… 
Kur i afrohesh një druri apo një bime në rrezen e saj dhe je njeri i mirë, i ngrohtë, i qetë, ajo e ndjen, e skanon energjinë tende pozitive, ndjen dashurinë tende, dhe lulja bëhet më e bukur, çel më mirë dhe ofron shërbime më të mira. Është vëzhguar p.sh. se si fillon e dridhet një valanidh, kur drejt saj afrohet druvari me sëpatë në dore.
Natyra, drurët, përcjellin energji dhe magji vetëm te njerëzit që dinë të presin dhe t’i pranojnë me dashuri këto shërbime.
Libri i ri “Blinded by Science” (Të verbuar nga shkenca), i shkrimtarit Mattheë Silverstone, vërteton shkencërisht se vërtet drurët kanë ndikime pozitive në shëndetin e njerëzve, sidomos për problemet e stresit, ankthit, sindromit të mungesës së vëmendjes dhe lëvizshmërisë, përqendrimit, të disa sëmundjeve psikike … U zbulua gjithashtu, se kur përkushtojmë dhe kalojmë kohë të mjaftueshme pranë drurëve, kur i kontaktojmë, përqafojmë, mund të lehtësojmë dhimbjet e kokës. Shumë studime kanë vërtetuar përmirësime të ndjeshme në psikologjinë dhe fiziologjinë e fëmijëve, kur ata lozin në mjedise të gjelbra. Fëmijët janë më mirë mendërisht dhe ndjeshmërisht, janë te gëzuar dhe loja e tyre është plot gjallëri e fantazi. Të befasojnë indianet e Amerikës, të cilët në çastet e vështira të jetës, rrinin me duar të shtrira drejt qiellit, por me shpatullat lakuriq të mbështetura në trungun e selvisë, për të marrë forcë, energji.
Po, ç’është kjo magji qe e bën natyrën, drurët, bimët që të kenë këto veti shumë të dobishme. Deri tani ekzistonte mendimi se janë mjediset e hapura, të gjelbra, që shkaktojnë këto ndikime.
Por, Silverstrone shpjegon se nuk ka të bëjë vetëm me këtë, duke vërtetuar
shkencërisht se valet e bio-elektricitetit të bimëve janë ato që ofrojnë këto shërbime dhe terapi. Pra, përgjigjja është e thjeshte dhe bindëse. Të gjithë drurët, bimët, qeniet, gjithçka në natyrë, lëshon valë bio-elektriciteti dhe disa nga këto ndikojnë pozitivisht në qenien tonë biologjike.
Është vërtetuar se kur pi një gotë ujë, që i është nënshtruar goditjes me vale 10HZ, në gjakun e njeriut do të vërehen ndryshime. E njëjta gjë ndodh edhe me drurët e bimët. Kur prekim një dru, valët e bio-elektricitetit të tij ndikojnë në funksionimin biologjik të trupit brenda tij. Kjo dridhje valësh, mendimesh, idesh, mbrohet në të gjitha faqet e librit nga qindra studime dhe shkencëtarët dëshmojnë se përqafimi i drurëve nuk është një ide e çmendur. Nuk është vetëm një e mirë për shëndetin, por ndihmon edhe të kursejmë para, duke ofruar një alternative dhe terapi dhuratë e natyrës. Kjo terapi është resultative njësoj me ilaçet cilësore që përdoren për shërimin apo
lehtësimin e këtyre sëmundjeve.
Do të ishte diçka e bukur për njeriun, që mjekët të këshillojnë kontaktin me natyrën, me mjediset e gjelbra, me drurët … për terapinë e disa sëmundjeve, që përmendëm, se sa të mbushin recetën me ilaçe që ndoshta s’i përballon xhepi dhe trupi.
Jo me kot mjeku personal i Bismarkut, ish-Kancelarit Gjerman, e këshillonte që për të luftuar stresin, ankthin dhe lodhjen e ditës, të përqafonte me të dy duartë, gati për tridhjetë minuta trungun e një valanidhi. Valanidhi i thithte si me magji gjithë stresin dhe lodhjen.
Eshtë vërtetuar se drurët dhe bimët gjejnë “marifete” nga më interesante dhe mistike, shumë funksionale për të bashkëpunuar. Ato përcjellin ndikime pozitive, nxisin te njeriu pikat e forta, aktivizojnë te mendja dhe shpirti prodhim idesh, relaks, energji, komunikim, dëshirë për jetën, gjallëri. Gjithë qenia e njeriut, çdo qelizë, zemra dhe pulsi rrahin më shpejt, gjaku qarkullon më mirë, adrenalina ngrihet … mbizotërojnë ndjesitë e ëmbla e të gëzuara, optimiste … / Gazeta “Kurora e gjelbër”

Dashuri peme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.