Duket se kjo është një periudhe mjaft e vështirë për shqiptarët, një gjendje stresi që ka nisur që më 26 nëntor e qe ende pa u larguar efektet e asaj traume po përballemi me pandeminë e koronavirusit, një regjim jetese që nuk ishim përballur më parë. Sigurisht kjo është një situatë që prek çdo sferë të jetës, nga ajo shëndetësore, ekonomike e financiare por dhe shëndeti mendor. Përsa i përket këtij të fundit, për ne shqiptarët mund të jetë edhe më e vështirë për pikërisht për shkak dhe të situatës së krijuar më herët nga tërmetit.
Në një intervistë për tirananews.al, punonjësja sociale Irena Danjolli shpjegon se cilat janë shtresat që preken më shumë përsa i përket stresit të krijuar nga situata por dhe këshilla të vlefshme për të përballur sa më mirë vetëizolimin.
Përsa i përket traumës së koronavirusit, ajo thotë se frika për të ardhmen sjell shpeshherë flashback-e të situatës së tërmetit tek njerëzit për shkak të afërsisë në kohë që kanë me njëra-tjetrën. “Dhe shtohet frika dhe ankthi sepse jane dy te kunderta: nese do perballemi me nje termet do na duhet te jemi jashte shtepise tone per t’i shpetuar rrezikut nga ky fenomen dhe nga ana tjeter eshte virusi te cilit mund t’i shpetojme vetem duke qendruar ne shtepi”, thotë Irena.
INTERVISTA E PLOTE
Përshëndetje Irena. Situata e krijuar për shkak të pandemisë nga koronavirusi ka efektet e saj dhe në shëndetin mendor. Cilat janë pasojat e saj?
Ndërsa coronavirus (COVID-19) përfshiu pandeminë në të gjithë botën, ai po shkakton ,shqetësim të gjerë, frikë ndaj te panjohures , ankth dhe stres, të gjitha këto janë reagime natyrale dhe normale ndaj situatës në ndryshim dhe të pasigurt në të cilën gjendemi të gjithë . Ceshtja me të cilën përballet secili prej nesh është se si ne menaxhojmë dhe reagojmë ndaj situatës stresuese që u shpalos kaq shpejt në jetën tonë dhe komunitetet. Këtu mund të mbështetemi në fuqitë e jashtëzakonshme të forcës dhe të bashkëpunimit që ne gjithashtu fatmirësisht i posedojmë si njerëz. Dhe kjo është ajo në të cilën duhet të përpiqemi të përqendrohemi për t’iu përgjigjur më efektivisht kësaj krize si individë, familjarë dhe anëtarë të komunitetit, miq dhe kolegë.
Flasim për një rëndim psikologjik në kushtet kur nuk ekziston vetëm frika për shëndetin, por ekonominë dhe të ardhmen. Cilat janë shtresat që preken më shumë?
Duhet te theksoj se fëmijët jane nje pjese qe preken nga kjo situate, po ata do te ndjehen të lehtësuar nëse mund të shprehin dhe komunikojnë ndjenjat e tyre në një mjedis të sigurt dhe mbështetës, nëse janë të sigurt, ata të mbahen pranë prindërve dhe familjes së tyre. Ndërsa të moshuarit qe jetojne te vetmuar dhe njerëzit me kushte shëndetësore themelore janë të prekshëm po ashtu, nga stresi i kesaj situate per shkak se jane duke u perballur te vetem dhe nuk e dine se si do perballen financiarisht dhe moralisht me situaten Te rriturit gjithashtu kan nje ngarkese shume te madhe per shkak te pergjegjesise qe kane ndaj familjes dhe mbajtjes se shtepise, frika per femijet dhe prinderit I shoqeron gjate gjithe kohes. Veshtiresi gjithashtu kane dhe te rinjte te cilet jetojne vetem dhe ju duhet te perballen te vetem dhe ne nje afat kohor edhe te papune me situaten.
Pandemia e koronavirusit 2019-2020 ka pasur pasoja të gjera përtej përhapjes së sëmundjes dhe përpjekjeve për ta ndaluar atë. Ndërsa pandemia është përhapur në të gjithë globin, shqetësimet janë zhvendosur nga çështjet e prodhimit nga ana e furnizimit në uljen e biznesit në sektorin e shërbimeve. Le te themi se keto jane shtresat qe preken fillimisht prej kesaj pandemie qe ka pushtuar boten , pastaj vje nje zinxhirizim qe prek gjithe shtresat e shoqerise. Në aspekti ekonomi, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, per pagesat e kësteve të kredisë te cilat u shtynë deri në tremujorin e ardhshëm për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza, duke i siguruar sektorit bankar kohën dhe hapësirën e nevojshme për ta bërë këtë, gjithashtu ne vendimin per planin e asistencës financiare të qeverisë i cili kërkon të lehtësojë ndikimin negativ të pandemisë në ekonomi, duke ndihmuar bizneset të cilat janë mbyllur dhe punonjësit e tyre që janë pa punë për shkak të krizës ,e tashmja shikohet e perballueshme mometalisht , mbetet per tu pare ekonomia ne te ardhmen kur e gjithe kjo te mbaroje.Fëmijët janë një grupmoshë që e përjetojnë disi ndryshe këtë situatë. Cilat janë këshillat tuaja për ta? Në lidhje me ta si duhet të sillet prindëri duke pasur parasysh ngarkesën e vet psikologjike që ka dhe mënyrën e menaxhimit të fëmijët?
Kjo është me të vërtetë një kohë e paparë për të gjithë ne, veçanërisht për fëmijët që përballen me një ndërprerje anormale në jetën e tyre. Fëmijët ka të ngjarë të përjetojnë ankth, ankth dhe frikë, dhe kjo mund të përfshijë llojet e frikës që janë shumë të ngjashme me ato të përjetuara nga të rriturit, të tilla si frika nga vdekja, frika nga të afërmit që vdesin ose frika nga ajo që është. Nëse shkollat janë mbyllur si pjesë e masave të nevojshme, atëherë fëmijët mund të mos kenë më ndjenjën e strukturës dhe stimulimit të siguruar nga ai mjedis, tani ata kanë më pak mundësi të jenë me miqtë e tyre dhe të marrin mbështetje psiko-sociale që është thelbësore për ta ne kete periudhe. Megjithëse të gjithë fëmijët janë të aftë të ndryshojnë, fëmijët e vegjël mund t’i shohin ndryshimet që kanë ndodhur të vështira për t’u kuptuar, dhe fëmijët e vegjël dhe të moshuarit mund të shprehin irritim dhe zemërim. Po rata mund të zbulojnë se ata duan të jenë më afër prindërve të tyre dhe mund ta shikojne kte situate si dicka te mire . Keshillat jane shume te thjeshta, konsistojne ne dhënien e femijeve sa me shume dashuri dhe vëmendjen që ata kanë nevojë për të zgjidhur frikën e tyre, të qenit i sinqertë me fëmijët, duke shpjeguar se çfarë po ndodh në një mënyrë që ata mund ta kuptojnë, edhe nëse janë të vegjel. Prindërit gjithashtu duhet të mbështeten në menaxhimin e stresuesve të tyre në mënyrë që ata të mund të jenë modele për fëmijët e tyre, dhe te mos e percojne ankthin dhe stresin e tyre tek femijet. Ata mund ti ndihmojne femijet e tyre për të gjetur mënyra për t’u shprehur përmes aktiviteteve krijuese, dhe nepermjet lojes te shpjegojne dhe masat qe duhen marre per kete situate si larja e duarve shpesh her , arsyetimi se pse ata rrijne vetem ne shtepi , te ngrenit te ushqimeve me sa me shume vlera ushqimore qe femijes ti duket sikur eshte duke zhvilluar nje loje dhe nderkohe kupton dhe situaten ku ndodhemi aktualisht. Nuk mund te le dot mbrapa keshillen per prinderit e femijeve 0-4 vjec te reduktojne sa me shume kohen e femijes perballe tektonoligjise dhe ekraneve pasi nje kohe shume e gjate perballe tyre ndikon ne nje zhvillim jot e mire tek femijet.
Për sa i përket Shqipërisë, flasim për dy situata njëra pas tjetrës, ajo e tërmetit të 26 nëntorit, që ka lënë pasojat e veta psikologjike tek njerëzit, shumë prej tyre ende thonë se kanë gjendje ankthi, dhe tashmë situata e krijuar nga koronavirusi. Përsa i përket shëndetit mendor, a mund të flasim për një stres të tepërt tek njerëzit, një lidhje mes këtyre dy situatave dhe si mund të menaxhohet?
Kriza COVID-19 ka kombinuar stresorët e shëndetit mendor që janë hasur më parë në fatkeqësi të tjera, tek njerezit. Dhe rasti me i afert ne Shqiperi eshte ajo e termetit te 26 nentorit qe la jo pak trauma tek individet. Dhe te dya lidhen me friken per te ardhmen dhe frika ndaj vdekjes. Trauma e koronavirusit dhe kjo frike per te ardhmen sjell shpesh her flashback-e te situates se termetit tek njerezit per shkak te afersise ne kohe qe kane me njera tjetre dhe shtohet frika dhe ankthi sepse jane dy te kunderta nese do perballemi me nje termet do na duhet te jemi jashte shtepise tone per ti shpetuar rrezikut nga ky fenomoen dhe nga ana tjeter eshte virusi te cilit mund ti shpetojme vetem duke qendruar ne shtepi.
Keshillat kryesore jane :
- Mendoni pozitivisht për 12 sekonda, sillni në mend diçka pozitive. Të tilla si një lule e bukur, një muzg, një buzëqeshje në fytyrën e dikujt ose një kompliment nga një mik apo koleg. Dhe me të vërtetë përqendrohuni në të për 12 sekonda. Bëni frymarrje te ngadalte dhe vini re ndikimin e tij në trupin tuaj dhe emocionet, duhen vetëm 12 sekonda për të krijuar lidhje të reja të neuronit. Këto përvoja pozitive kanë aftësinë për të zëvendësuar stresin / mendimin e bazuar në frikë me mendime positive,
- Ne situate paniku le te marrim fryme thelle dhe ngadale, duke bërë këtë ju po aktivizoni pjesën e sistemit tuaj nervor që ndihmon trupin tuaj të qetësohet. Kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni qartë dhe të ktheheni në momentin e tanishëm. 3.
- Drejtohuni prane specialisteve te shendetit mendor. Ne rastet kur per ju eshte shume e veshtire te menaxhohet situate e traumes , stresit dhe frikes ju sygjerojme te drejtoheni prane specialistit te shendetit mendor ne menyre qe keto trauma te mos ndikojne ne te ardhmen e shendetit tuaj mendor. Duhet theksuar qe shoqata specialistesh te shendetit mendor ne ditet e sotshme po ofrojne sherbim online per situaten madje dhe pa pagese ju sygjeroj te gjith personave qe e ndjejne veten te renduar psikologjikisht te drejtohen prane ketyre grupeve per ndihme eshte fat qe na jan ofruar.
Disa këshilla se si mund të përballojmë karantinën dhe ta kalojmë këtë situatë sa më lehtë?
- Qeshni sa me shume , qendroni prane te dashurve tuaj dhuroni dhe merrni dashuri
- Shikoni sa me shume filma komedi , menjanoni lajmet me numrat e te prekurve dhe viktimave dhe nese zgjidhni te shikoni lexoni lajme mundohuni te zgjidhni media te cilat japin lajme reale dhe nuk perhapin panik
- Luani sa me shume me femijet tuaj dhe shmangini sa më shumë të qendrojnë para ekraneve
- Gatuani
- Muzikoterapia thone qe eshte ilac per shpirtin, degjoni sa me shume muzike
- Beni gjera qe nuk keni pas mundesi t’i beni me perpara per shkak te punes apo kohes se munguar.
- Lexoni sa më shumë libra