Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkollat e mbyllura nga koronavirusi/ Ministrja Shahini qetëson maturantët: Në provim s’do të keni pyetje nga temat që s’i keni bërë

20:20 / March 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa Shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këtij viti shkollor.

Në një lidhje me skype për TV Ora, Shahini tha se do bëhet vlerësimi edhe për mësimin online.Shahini dha përgjigje për disa shqetësime aktuale, kryesisht të maturantëve.

Ministrja tha se shpreson që datat e provimeve që mos ndryshojnë dhe pse nuk e përjashtoi, ndërsa garantoi se asnjë maturant që do të studiojë brenda apo jashtë nuk do të penalizohet për aplikimet. Shahini tha gjithashtu se në provimet e maturës nuk do të ketë asnjë pyetje nga temat që nuk janë bërë nga nxënësit.

Pjesë nga intervista

Besa Shahini: Nuk ekziston mundësia e djegies së këtij viti. Do marrim parasysh gjithë punën e bërë deri në kohën kur filloi pandemia dhe punën që po bëhet online.  Vlerësimi do të bëhet duke marrë parasysh gjithë punën para dhe pas pandemisë. Mësuesit e kanë më lehtë se pedagogët se i njohin më mirë nxënësit e tyre. E dinë nivelin dhe potencialine  tyre. Po bëhen vlerësime aq sa është e mundur në këto kushte.Kur të kthehemi në shkolla do bëhet vlerësimi përfundimtar. Shpresoj se nuk kemi nevojë të lëvizim datat dhe të kryejmë edhe provimet kombëtare që të mbyllim vitin shkollor si duhet.

Pasoja nga mësimi online– Kam shqetësim vetëm për nxënësit që janë më të dobët në mësime apo vinë nga familje me kushte të vështira ekonomike që mund të mbeten më mbrapa në mësime. Ka qenë ndryshim i madh por edhe kanë përfituar diçka shtesë, shumica e tyre.

Matura shtetërore online? Nuk jemi në kushte ku të bëjmë maturën apo provimin e klasës së 9 online ende. Po punojmë fort që të mbërrijmë në atë pikë vitet e ardhshme.

Maturantët nuk do penalizohen-Sivjet provimet e maturës  do ti bëjmë në salla të mëdha si vitete  tjera, korrigjimni i tëri dixhital ndërsa testi do të administrohet me laps dhe letër. Kjo do të ndodhë kur të mbyllet periudha e pandemisë dhe të kemi mundësi të grumbullohemi në salla të mëdha. Matura është në qershor dhe shpresoj të kemi mundësi deri atëherë. Duhet të kemi kujdes me pyetje që i bëjmë, të heqim temat që nuk janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe që të jetë sa më i drejtë. Maturanët të mos shqetësohen, ta shfytëzojnë kohën për të mësuar sa është e mundur.

I kemi orientuar mësuesit e maturantëve që të fokusohen te lëndët që ata kanë zgjedhur për maturë dhe të mos i ngarkojnë me lëndë të tjera. Po shohim dhe shtetet e tjera. Gjermania ka lëvizur datat se i ka pasur në fillim të majit, Franca i ka në qershor si Shqipëria dhe nuk ka njoftim që ti anulojë. Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ne do të marrim parasysh se cilat tema i kanë zhvilluar dhe cilat jo.

Janë disa opsione, të shtyhet matura për një moment të dytë. Kjo nuk është problem për maturantët në univeristetet shqiptare pasi do bëjmë një marrëveshje që të pranojnë aplikimet me vonesë. Besoj se nuk do të jetë as për ata që studiojnë jashtë pasi jemi në komunikim të të shtyjnë datat e pranimeve. Të gjithë jemi në këtë situatë. Besoj se do krijohen kushet që të gjithë të kenë mundësi të aplikojnë në Universitetet që duan të studiojnë edhe nëse jemi të detyruar të shtyjmë datat e këtij provimi të rëndësishëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“I dënuari goditi efektivin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit”, reagon Drejtoria e Burgjeve: Efektivi jashtë rrezikut për jetën

22:21 / November 26, 2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë,” Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra

20:39 / November 26, 2026

Paketat antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve, pezullon gjobat për bllokim rruge

19:18 / November 26, 2026

PD u dërgon mesazh demokratëve: Të shtunën në protestën e studentëve, organizimi përmes degëve të partisë

14:52 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.