Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e tij të përnatshëm duke njoftuar problemet që ka zgjidhur skuadra e bashkëqeverisjes, por edhe duke telefonuar vetë qytetarët që kanë bërë ankesat për problemet që kanë. Në këtë situatë ku ndodhemi për shkak të koronavirusit zyrat e KEMP-it për invalidët janë mbyllur, ndërsa kryeministri u shpreh se “Qytetarët që nuk do të paraqiten në komision do të vijojnë që të marrin pagesat e paaftësisë, pasi komisionet janë mbyllur”.
E moshuara: Jam vetëm me plakun, nuk dalim! Rama: Të fala të dashurit
Kryeministri: Edi Rama jam
E moshuara: Të paftë i madhi Zot t’u o perëndi, faleminderit që m’u përgjigje. Kam vajzën me qira të ndarë në Vlorë. Qiramarrësi ka të shoqen të sëmurë dhe do ta shesë hyrjen dhe do të nxjerrë vajzën nga shtëpia. Tani nuk dimë ca të bëjmë. Beni e quajnë?
Edi Rama: Po sa Beni kemi ne nëpër këmbë. Më jep numrin e vajzës
E moshuara: Nuk ka
Edi Rama: Fol me vajzën kush është qiradhënësi dhe do të marrin në telefon ti japësh kontaktin. Të këqijat për njerëzit do i kalojmë bashkë
E moshuara: Ne jemi dy pleq, nuk kemi lëvizur sikur na ke thënë. Sikur na dërgonin fëmijët ndonjë lekë nga Itali, por tani jam mbyllur
Edi Rama: Të fala të dashurit
