Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Debati për Qazim Ismailin, Spiropali: Është e vërtetë që ka punuar si pompist, media e ka martirizuar

21:39 / March 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisa Spiropali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar në lidhje me lajmin se një prej mjekëve që u dërgua në Itali ka punaur vitet e fundit si pompist në një karburant. Në një video-mesazh në Facebook, Spiropali shprehet se të gjitha lajmet janë të rreme dhe po hidhet baltë kundër rastit solemn të historisë së marrëdhënieve me Italinë. Spiropali quajti Qazim Ismailin si viktimë të lajmeve dhe të opozitës, dhe shtoi se ai ka punuar popmist nga halli, pasi kishte pësuar tregjedi nga shpërthimi i Gërdecit.

DEKLARATA E SPIROPALIT

Nuk duam të merremi me opozitën në këto kohë luftë kaq të egër për në këtë kohë bëhet e pamundur heshtja kur tejkalohen dhe kufijtë e njerëzores me ligësira që helmojnë zemrën dhe mendjen njerëzve ndërkohë që ata sot  kanë nevojë  për ndihmë prej nesh të zgjedhurve. Unë e di që janë shumë të mërzitur me mallëngjimin që përfshiu mbarë Italinë prej gjestit tonë solidar me popullin fqinj e vëlla matanë detit për të cilën u gëzua i madh dhe i vogël me emrin shqiptar me përjashtim të disave të quajtur luanë dhe petrita të cilët janë shëmbëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruan në shekuj sojin më të ulët politikanë shqiptarë, por dhe që për këtë rasti kaq solemn të historinë e marrëdhënieve me Italinë e me Europën, luanët dhe petritët të mos gjenin forcën të heshtnin por t’i vërsuleshin një shqiptari të mirë e të urtë, vetëm, e vetëm për të bërë pis veshjet e bardha të atyre 30 misionarëve që u kthyen në  engjëj shpëtimtarë në sytë e popullit italian, kjo kalon dhe kufijtë e të pabesueshmes.

Pu kush është viktima e agresionit të këtyre njerëzve? As më pak dhe as më shumë se Qazim Ismaili. Kryefamiljari i një prej familjeve të bombarduara  prej Gërdecit, me tre fëmijë. Ai u cilësua pacipërisht si pompisti i veshur si mjek dhe u kërdis publikisht. Qazim  Ismaili është e vërtetë që ka punuar edhe në një karburant në Vorë, pranë shtëpisë së tij  të martirizuar nga bomba e korrupsionit më vrastar që ka njohur kjo anë e botës, por ai është infermier dhe jo vetëm i lidhur shpirtërisht, por dhe profesionalisht me Italinë. Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak, më pas për 9 vite në spitalin Nr 2 dhe më pas për 5 vite të jetës së tij si infermier në Itali. Ai u kthe në Shqipëri në vitin 2008 pikërisht pas bombardimit të gërdecit. Vajza e tij Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka miqve italianë për fëmijët dhe shtëpinë e tij të shkatërruar e ka shpjeguar ai vetë. Ndërsa unë dua t’ju them juve se ai u regjistrua në listën e 2000 vullnetarëve që u treguan menjëherë të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë kur u krijua forca rezerve e saj. Dhe po ashtu ai kërkoi me vullnet të plotë dhe dëshirë të madhe të ishte pjesë e misionit të atyre 30 engjëjsh që përlotën mbarë Italinë.

spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.