Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19 ‘përgjysmon’ rrogën e Ramës, kabinetit qeveritar dhe administratës shtetërore! Po deputetët?

23:02 / March 31, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1585685124 qeveriambledhjetermeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 3 muaj kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe ministrat e qeverisë do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Në këtë vendim përfshihen edhe nëpunësit  e institucioneve  të  administratës shtetërore,  të cilët janë  anëtarë  të  këshillave,  të bordeve  apo  të  komisioneve  të  institucioneve  të administratës shtetërore, të institucioneve publike  të  arsimit  të  lartë, të njësive  të  fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare që do të marrin gjithashtu 50 % të pagës dhe nuk do të përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

Ky përgjysmim page bëhet në situatën kur vendi po përballet me koronavirusin dhe këto para do të përdoren në fondin anti-Covid që shteti ka përcaktuar për të fituar betejën me këtë armik të egër dhe të padukshëm.

Përjashtim nga vendimi, i publikuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi menjëherë, për përgjysmimin e pagës bëjnë vetëm nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë  anëtarë të këshillave, bordeve  apo  komisioneve  të  sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ajo që vihet re është se paga e deputetëve nuk është prekur dhe nuk përmendet në këtë vendim qeverie. Ndërsa më herët Presidenti Ilir Meta deklaroi vetë se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik nga qeveria.

PËR TRAJTIMIN E PËRKOHSHËM FINANCIAR MUJOR TË DISA FUNKSIONARËVE DHE NËPUNËSVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE,GJATË PERIUDHËS SË GJENDJES SË EPIDEMISËSËSHKAKTUAR NGA COVID-19

Në mbështetje  të nenit  100  të Kushtetutës dhe të ligjit  nr.45/2019, “Për mbrojtjen  civile”,me    propozimin    e    ministrit    të    Shtetit    për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kryeministri,   Zëvendëskryeministri   dhe ministrat,gjatë    periudhës    së gjendjes    së epidemisë  së  shkaktuar  nga COVID-19deri  në përfundim  të saj,por  jo  më shumë se  tre  muaj, përfitojnë pagë mujore  neto  në masën  50%  të pagës mujore neto aktuale.

2. Nëpunësit  e institucioneve  të  administratës shtetërore,  të cilët janë  anëtarë  të  këshillave,  të bordeve  apo  të  komisioneve  të  institucioneve  të administratës shtetërore, të institucioneve publike  të  arsimit  të  lartë, të njësive  të  fondeve speciale, të ndërmarrjeve   shtetërore   dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50%shtetëror, për  periudhën  nga  data  1  prill  2020 deri  në përfundim  të  gjendjes  së  epidemisë së  shkaktuar nga  COVID-19,por  jo  më  shumë  se  tre  muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

3. Përjashtohen  nga zbatimi  i  pikës  2, të  këtij vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës  shtetërore të  cilët janë  anëtarë  të këshillave,  bordeve  apo  komisioneve  të  sistemit të Ministrisë   së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale.

4. Në  kuptim  të  këtij  vendimi,  institucione  të administratës  shtetërore  janë  ato  të  përcaktuara sipas  ligjit  nr.90/2012,  “Për  organizimin  dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

5. Institucionet  përkatëse,sipas  pikave  1  dhe 2,   të   këtij   vendimi,   të   derdhin   shumat e papaguara në   buxhetin   e   shtetit,   në   fondin anti COVID-19,  të  miratuar  për  vitin  2020,  në bankën e nivelit të dytë Credins Bank, me numër llogarie   në lekë nr.1348338,me   IBAN:   AL 152121 1016 0000 0000 0134 8338.

6. Ngarkohen Kryeministria, aparatet    e ministrive,  ndërmarrjet  shtetërore  dhe  shoqëritë tregtare  me  kapital  mbi  50% shtetëror  si  dhe institucionet  e  administratës  shtetërore,të  cilat,sipas  legjislacionit  të tyre  specifik,kanë  këshilla apo  borde  drejtuese  me  të  drejtë  pagese,  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky   vendim   hyn   në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.