Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Përmasat e pandemisë, pasojë e një politike dyfytyrëshe’, analiza në DW: Kush injoron faktet dhe merret me propagandë…

09:30 / April 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulanc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.

Arma më e rëndësishme në luftë kundër Coronës është e vërteta.

Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.

Kur qeveritë nuk gëzojnë besim

Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. “Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish – zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.

Në SHBA, ku qeveria ngre lart “faktet alternative” u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t’i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.

Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.

Populistët e djathtë nuk kanë se ç’të ofrojnë

Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç’të kontribuojnë.

Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t’ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.