Një reality show pritet të nisë në Top Channel më 3 prill. Quhet “Aventurierët” dhe flet për jetën e tetë të rinjve, mes të cilëve dhe ish banorja e Big Brother, Donjeta Sejdiu.
Masat e vendosura nga qeveria kanë prekur dhe mediat, të cilat nuk duhet të kenë në studio më shumë se dy persona. Duke qenë i vështirë plotësimi i këtij kushti shumë emisione janë mbyllur. Por mesa duket “Aventurierët” është xhiruar më herët dhe mezi presim ta shohim.
