Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shërua nga COVID-19, 48-vjeçari rrëfen si e ndihmoi kurimi nga Ylli Merja

11:25 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli merja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në një bisedë përmes Skype me News24 dhe emisionin e mëngjesit “Vila 24” tha se COVID-19 ka nevojë për kujdes, dietë ushqimore e masa higjienike strikte. Një person i infektuar nga koronavirusi ka dëshmuar si është shëruar plotësisht edhe falë ndihmës e këshillimit me doktor Merjan.

Në një bisedë telefonike në Neës24, 48-vjeçari që vendosi të mbetej anonim, tha se kishte kaluar ditë të vështira. Ai tregoi se në fillim kishte ndier ethe, dhimbje trupi e këputje, më pas është përballur me temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. I shtruar me urgjencë në spital ka dalë pozitiv me COVID-19. Pasi ka ndjekur terapinë mjekësore në spital ai është këshilluar nga doktor Ylli Merja për bimët përkatëse të sugjeruara prej tij dhe tani gëzon shëndet të plotë. Përmes dëshmisë së tij, 48-vjeçari bëri thirrje për ta marrë me seriozitet këtë sëmundje të rrezikshme.

Ai falenderoi edhe stafin mjekësor te spitali Infektiv dhe Urgjencës për punën dhe sakrificat e tyre. Gjatë transmetimit të emisionit “Vila 24” Merja në bisedë me moderatoren Androniki Kolka sugjeroi çajra me rigon, dafinë e felinë për të trajtuar simptomat si edhe çaj me bamje apo gatime të ndryshme me bamje për persona që vuajnë nga diabeti dhe janë kategori e rrezikuar. Ai theksoi se duhen shmangur në maksimum brumërat pasi shtojnë sasinë e sheqerit në gjak. Një vëmendje të veçantë patën edhe fëmijët, për te cilët ka këshilluar çajra të ndryshme, propolis me rigon dhe masazhe të ngrohta. Po ashtu Merja bëri thirrje që masat higjienike të vijojnë edhe pas karantinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“I dënuari goditi efektivin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit”, reagon Drejtoria e Burgjeve: Efektivi jashtë rrezikut për jetën

22:21 / November 26, 2026

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë,” Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra

20:39 / November 26, 2026

Paketat antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve, pezullon gjobat për bllokim rruge

19:18 / November 26, 2026

PD u dërgon mesazh demokratëve: Të shtunën në protestën e studentëve, organizimi përmes degëve të partisë

14:52 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.