Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pasi dogji mandatin, Berisha bëri letrat për të përfituar gjysmën e pagës , Basha nuk aplikoi

13:14 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1560869265 berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve, në kuadër të aksionit politik për rrëzimin e qeverisë, ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxituar për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit, pas dorëzimit të mandatit. Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se ish-kryeministri Sali Berisha ka plotësuar dokumentacionin në Kuvend, për përfitimin e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton se nuk ka aplikuar.

Edhe pse sipas ligjit kreu i PD Lulzim Basha mund të aplikonte për të përfituar dy paga dhe më pas gjysmën e pagës si deputet për aq kohë sa ka ushtruar funksionin e deputetit, Basha nuk rezulton të ketë përfituar.

LEXO EDHE:
Dërgoni Saliun e Petritin të luftojnë në spitale si mjekë, pastaj flisni për Qazimin
Nga ana tjetër, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Berisha ka shfrytëzuar ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, neni 7 dhe shkronja “b” e pikës 8 të nenit 1, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në bazë të këtij parashikimi ligjor dhe aplikimit në Kuvend, Berisha do të përfitojë gjysmën e pagës së deputetit deri në vitin 2022, ndërsa shan dhe akuzon kundërshtarët politikë, dezinformon çdo ditë dhe përhap panik sipas rrethanave politike.

Kur ishte në Kuvend, paga bruto e ish-kryeministrit Berisha në muaji ishte 156,770 lekë. Sipas parashikimeve ligjore, Berisha ka përfituar fillimisht dy paga, konkretisht 313 540 lekë.

Ndërkaq, Berisha përfiton çdo muaj 78 385 pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore. Kjo pagesë do të vijojë deri në 3 vjet pas dorëzimit të mandatit, pra deri në vitin 2022.

Sa i takon procedurës, Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar se ish-deputetët mund të plotësojnë dokumentacionin pranë Kuvendit për përfitimin e pagesës kalimtare pas mbarimit të mandatit. Më tej, Kuvendi dorëzon dosjen tek Sigurimet e Shoqërore.

/Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.