Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës, që për ministren është rast unik në botë që një parti opozitare nuk tregon solidaritet dhe përpiqet të sabotojë.
“Nuk doja te çfokusohesha nga puna për të sqaruar shpifësit e rradhës. E trishtuar për nivelin në të cilin ka degraduar opozita e babaleve. Në mes të luftës regjisorët e Babales kanë luksin të merren me inskenime të ulëta. Inskenimet kanë qëllim përhapjen e panikut, hedhjen baltë mbi operacionin humanitar. Opozita e përjeton si dhe disfatë politike faktin që kemi mbajtur kurbën e infeksioneve të ulët”, është shprehur ajo.
Ndërkohë ministrja tha se operacioni po u vjen në ndihmë mbi 600 mijë familjeve e qytetarëve. “Jemi çdo ditë në krye të organizimit për të mbështetur familjet e qytetarët në nevojë. Prinder jemi edhe ne, femije kemi edhe ne, edhe ne merakosemi per shendetin e tyre e tonin”, tha më tej ministrja Xhaçka.
Ministrja e Mbrojtjes tha se inkurajon “opoziten mos beje politike por ta referoje ceshtjen sa me shpejt tek organet e drejtesise”.
