Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Dridhesha me mamin dhe motrat’/ Historia e infermieres shqiptare në vijën e parë të ‘luftës’ në Itali

20:02 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Doriana Ruko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Doriana Ruko është një prej infermiereve shqiptare që ka shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën për koronavirusin. 28-vjeçarja, ka treguar se nuk e ka pasur fare të vështirë që ta marrë vendimin për të shkruar në Itali pasi e dashuronte atë si vend.

“Nuk ishte një zgjedhje e thjeshtë por jo edhe aq e vështirë. Për mua Italia është vendi më i bukur në botë edhe pse jam krenare që jam shqiptare dhe ne shqiptarët jemi kaq krenarë dhe kurajozë. E kam dashur Italinë kur më dha mundësinë të kisha një të ardhme të përshtatshme profesionale dhe e dua edhe më shumë tani që ajo është në vështirësi të mëdha për shkak të koronavirusit. Unë gjeta forcën për këtë zgjedhje nga dashuria për burrin tim Giuseppe, i cili gjithmonë ka qenë forca ime më e madhe, dhe nga familja ime”, tha Doriana.

E lindur në qytetin e Fierit, 28-vjeçarja është diplomuar në Universitetin e Tiranës, por nuk ëshët kursyer që të rrëfejë detaje edhe nga jeta e saj personale. Doriana shprehet se i ati ka shkuar i pari në Itali, si shumë emigrantë të tjerë, duke treguar edhe momentet e vështira që ka kaluar me mamanë dhe 3 motrat e tjera. Më pas ajo tregon edhe eksperiencën e saj të qëndrimit në Itali.

“Babai Namik, si shumë shqiptarë të tjerë në vitet ’90, emigroi në Itali për t’i dhënë të ardhme më të mirë katër vajzave të tij (Armelës dhe binjakeve Fiorela dhe Francesca). U rritëm me nënën Mimoza. Natën kur dëgjonim një zhurmë e vogël jashtë, dridheshim nga frika. Fillimisht kam punuar në Trani, me njerëz të moshuar që më pasuruan shpirtin jo vetëm, por gjithashtu kontribuan në nxitjen e pasionit tim për kuzhinën italiane. Gjeta punë në një azil falë Ritës dhe gjithmonë do t’a falënderoj që më dha mundësinë për të punuar me ta. Kjo situatë globale e urgjencës po na mëson të njohim kufijtë tanë dhe të përballemi me frikën. Sipërmarrësit heqin dorë nga fitimet e tyre, gjyshërit heqin dorë nga dashuria e nipërve të tyre, mjekët rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë të të tjerëve. Vendimi për të shkuar në vijën e parë nuk ishte i vështirë pikërisht sepse e dua profesionin tim dhe gjithmonë përpiqem të ndihmoj personat në nevojë. Faleminderit (flet në shqip),”-ka shtuar më tej ajo.

Marrë nga La Gazzetta Del Mezzogiorno

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.