Zv.kryeministri Erion Braçe feston sot ditëlindjen e 48-të dhe nëpërmjet një shkrimi ka “refelektuar thellë” për mënyrën e menaxhimit të shtetit dhe politikat ekonomike.
Braçe shkruan se nga prilli i vjetshëm e deri në këtë prill, dy tërmetet dhe koronavirusi e kanë ndryshuar shumë dhe e kanë bërë që të mendojë se ka ardhur koha që të demokratizohet ekonomia.
“Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne TePasurit; Poor, TePasurit thirren me te shpejte SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem; Punetoret e shendetesise, punetoret e pastrimit, punetoret e sigurise, punetoret e bujqesise e ushqimit, shoferet e shitesit eeeej, postieret, kashieret ne banka, gazetaret”, shkruan Braçe.
Lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Zv.kryeministri thekson të pasurit që fitojnë pa hesap si koncesionarë e kontraktues po çojnë me dhunë në shtëpi punëtorët dhe nuk iu japin rrogat në mënyrë që ata t’i paguajë shteti.
“TePasurit, pjesa me e privilegjuar nder ta-ata qe nuk punojne por arketojne, fitojne pa hesap si kontraktues, koncesionare, zoterues aksionesh, pasurish e qiradhenes te tyre, perhere ankues se ka pune por nuk ka punetore per punet e tyre, tani po cojne me dhune ne shtepi punetoret, pa i paguar, tamam ata qe i kane bere te pasur;
I shtyjne ne shkelje te ligjit tek pagesa e papunesise se shtetit, thjesht per te mos prekur fare luksin, fitimet e akumuluara shumefish edhe nga favore fiskale sic ai i #dividentit”, shkruan ndër të tjera zv.kyreministri Erion Braçe.
REAGIMI I PLOTË:
NE JETE, TRE GJERA JANE TE SIGURTA; LINDJA, VDEKJA, NDRYSHIMI!
MES TYRE KA DATE LINDJE, RUTINE, NDRYSHIMI E THYEN ATE!
Nga prilli ne kete prill, tre ngjarje-mes tyre dy termete, nje pandemi e nje gjasme analize, me shtyjne te mendoj forte #NDRYSHIMIN; ne fakt me kane ndryshuar.
Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne #TePasurit;
Poor, #TePasurit thirren me te shpejte #SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem;
Punetoret e shendetesise, punetoret e pastrimit, punetoret e sigurise, punetoret e bujqesise e ushqimit, shoferet e shitesit eeeej, postieret, kashieret ne banka, gazetaret!
#TePasurit, pjesa me e privilegjuar nder ta-ata qe nuk punojne por arketojne, fitojne pa hesap si kontraktues, koncesionare, zoterues aksionesh, pasurish e qiradhenes te tyre, perhere ankues se ka pune por nuk ka punetore per punet e tyre, tani po cojne me dhune ne shtepi punetoret, pa i paguar, tamam ata qe i kane bere te pasur;
I shtyjne ne shkelje te ligjit tek pagesa e papunesise se shtetit, thjesht per te mos prekur fare luksin, fitimet e akumuluara shumefish edhe nga favore fiskale sic ai i #dividentit.
Ne nje shoqeri te padrejte, te pabarabarte, ana me e dhunuar nga #pabarazia-punetoret, po i dalin zot njerezve ne nevoje, asaj cik ekonomie qe nuk ka ndalur, shtetit dhe sherbimeve te tij!
I jam pa fund mirenjohes! Pa fund!
Por nuk mjafton;
DUHET TE NDRYSHOJME PUNEN!
Ta sigurojme si e drejte themelore e njeriut, te rinjve, ta mbrojme si te tille me ligj e sigurime, ta mirepaguajme ndershmerisht, jo me cmimin e evazionit-duke nisur nga dyshemeja me e larte e pages minimale, ta lehtesojme e diversifikojme ne te mire te produktivitetit!
5 muajt e fundit deshmuan se informaliteti eshte sic ne bashkine e Qelalit, evazioni si ne zonen #Mbi140milone te Rrenit, disa qindra milione euro.
Pabarazia e ardhur nga keta dy faktore eshte me e ndyra.
DUHET TE RIKTHEJME SHPEJTE PUNESIMIN E FORTE, ME TE ARDHURA TE SIGURTA, NE RRITJE PREJ DYSHEMESE MINIMALE, TEK SHTRESA ME E GODITUR NGA PABARAZIA, PUNETORET!
Si?
DUKE DEMOKRATIZUAR EKONOMINE!
