Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“The Economist”: Në 2017 Shqipëria hap negociatat me BE. PS-LSI bashkë pas zgjedhjeve

20:57 / April 30, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
The Economist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revista prestigjoze “The Economist” komenton me tone optimiste situatën ekonomike në Shqipëri.

Në raportin periodik për tremujorin e parë të vitit, “Intellicence unit”, njësia kërkimore e revistës “The Economist” vëren se rritja ekonomike është përshpejtuar ndërsa nuk mungon të japë as prognozën për zhvillimet politike.

“Koalicioni aktual qeverisës, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, është në një pozicion të fortë për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017”, shkruan “The Economist”.

Revista prestigjoze britanike pret që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses, madje me shumë gjasa brenda vitit në vazhdim duke parashikuar se kjo do i hape rruge negociatave për anëtarësimin në BE.

“Pas reformës së sistemit të drejtësisë, Shqipëria do të marrë shpejt një ftesë për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por kjo nuk pritet të ndodhë para fundit të vitit 2017, ose edhe më vonë se kaq”, shkruhet më tej.
Por hapësirën kryesore të raportit e zënë zhvillimet ekonomike.

“Rritja ekonomike në vitin 2016 është përshpejtuar në 3.2%. Ndërkohë, për vitin 2017, rritja pritet të përshpejtohet në 3.5%, si rrjedhojë e interesave më të ulëta të borxhit publik dhe përmirësimit të aktivitetit të brendshëm”, thuhet në shkrimin e “The Economist”.

Në lidhje me treguesit fiskal “intelligence unit” parashikon se defiçiti buxhetor në vitin 2017 do të jetë sa 2.4% të PBB-së, një nivel ky lehtësisht më i lartë se angazhimi i qeverisë.

Kjo sipas revistës për shkak se buxheti mund të ndikohet nga zgjedhjet, një periudhe ku qeveritë gjithmonë tentojnë të rrisin shpenzimet. Por sipas saj konsolidimi fiskal do të rifillojë serish vitin e ardhshëm, ku defiçiti pritet të zbresë në 1.4% e PBB-së, niveli më i ulët në historinë e financave publike të Shqipërisë./Top Channel

Ekonomi Shqiperi the economist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.