Kryeministri Edi Rama ka qënë në një lidhje live me emisionin “Opinion”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.
Por jo gjithçka ka shkuar vaj, pasi në një moment Rama ka nuk ka mundur ta dëgjojmë më moderatorin e emisionit Blendi Fevziu.
Të gjithë mendonim se Rama ishte i vetëm në zyrë për të shmangur edhe një infektim të mundshëm . Por me të në zyrë ishte Anjeza Maja, e cila në një moment i është afruar për t’i rregulluar celularin.
Siç duket edhe nga pamjet, ajo nuk mbajti distancë me kryeministrin, dhe nuk mban veshur as maskë dhe as doreza.
