Bleona prej kohësh tashmë ka nisur të publikojë video të hershme të saj, madje duke nisur një sfidë të veçantë sa prej VIP-ave do pranonin të nxirrnin veten para operacioneve plastike.
Së fundmi ajo e ka publikuar videoklipin e këngës “Hallall e ke”, por në versionin anglisht. Kjo këngë është kthyer në hit në vitin 2006 dhe pa dyshim Bleona nuk ka zhgënjyer me pamjen e saj.
Një detaj tjetër që i bie në sy këngëtares, por edhe ne është celulari i saj “Motorrola” në ngjyrë pink. Në ato kohë, ky celular ishte mjaft i përhapur dhe me siguri do i bëjë nostalgjikë ata që do e shohin
