Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja për emrin/ ‘Maqedonia e Veriut’ do të hyjë në fuqi zyrtarisht pas 15 ditësh

21:45 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tsipras
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy javësh, Maqedonia zyrtarisht do të njihet si ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, ‘Gorni Makedonia’ pasi atëherë sipas procedurës, do duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.

Presidenti grek do duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes dhe ai të publikohet në Gazetën Zyrtare, sikurse në Maqedoni.

Hapi tjetër që Greqia është e obliguar që të ndërmarrë është qëta nënshkruajë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, dhe kështu i hap rrugën një procesi i cili ishte i bllokuar për 27 vjet.

Pastaj Greqia duhet ta njoftojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-së për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa më tej, 29 vendet anëtare të NATO-s, do të duhet të nënshkruajnë protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe i njëjti duhet të ratifikohet edhe në çdo Parlament amë të shteteve anëtare, përfshirë edhe atë grek.

Pritet që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa Greqia ka njoftuar se e para do të ratifikojë protokollin.

Derisa zhvillohet ratifikimi, Maqedonia do të marrë pjesë deri në një nivel të caktuar, në proceset e Aleancës.

Hapi tjetër është ftesa për aderim, të cilën Maqedonisë do t’ia dërgojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pasi të gjithë anëtarët do të njoftojnë SHBA-në si dhe depozituesit e marrëveshjes, se e kanë ratifikuar protokollin e aderimit.

Në hapin e fundit, Maqedonia do të duhet edhe vetë formalisht ta pranojë aderimin në NATO, me referendum ose me votim në parlamentin maqedonas.

Pastaj vendimi për aderim i dërgohet Departamentit të shtetit të SHBA-së, “gardianit” të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formalisht bëhet anëtare e NATO-s.

Duke qenë se shuhen problemet shekullore mes Greqisë dhe Maqedonisë, të dyja shtetet do të hapin ambasadat në vendet fqinje respektive. 

fuqi maqedonia e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.