Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri të ditur se Kuvendi mund të mblidhet në seancë plenare jo këtë javë që vjen, por javën pasaardhëse. Ndërkohë që pritet të vendoset dhe si do të realizohet kjo mbledhje.
“Unë besoj që edhe në javën në vijim komisionet parlamenbtare ende nuk kanë përfunduar shqyrtimin e akteve normative. Qeveria do të sjellë besoj dhe projekte të tjera të rëndësishme, akte ligjore që duhet të marrin pëlqimin e Kuvendit, që lidhen me ashpërsimin e masave shtrënguese. Kujtoj këtu që Kuvendi i Shqipërisë pa kaluar në komision nuk mund të mblidhet në seancë plenare. Besoj që në javën pasaardhëse rreth datave 12-13-14-15 do të kemi datën për të mbledhur Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare. Do të gjejmë kohën për të njoftuar dhe mënyrën se si do mblidhet, qoftë në sallën e Kuvendit apo si të vendosë konferenca e kryetarëve ku garantohet distancimi mes anëtarëve të Kuvendit për të mos e kthyer seancën plenare në një mundësi që armiku të godasë”, tha Balla në një lidhje direkte për “Kjo Javë” në News 24.
