Mariana Kondi, aktorja e dashur e humorit ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për këtë periudhë që është duke kaluar vendi dhe gjithë bota.
Ajo ka publikuar një video në Instagram ku tregon gjithçka çfarë duhet të bëjnë njerëzit.
Marjana ka pohuar po ashtu se gjithë kjo periudhë do të kalojë nëse njerëzit përqëndrohen tek e mira, kujdesen për veten, luten për infermierët, doktorët dhe të gjithë ata që po luftojnë me këtë situatë.
Mesazhi i aktores ka qenë mjaft domethënes, ndaj dhe ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh pozitive për thirrjen publike të Marianës.
