Duket se shifrat janë përmbysur në Itali për fat të mirë, ku numri i të shëruarve ka kaluar atë të viktimave nga COVID-19. 20 mijë persona e fituan betejën, teksa 15 mijë janë viktimat e shënuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojta Civile, në Itali u regjistruan 2886 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 88274. Pozitiv është fakti se ka rënë numri i personave në terapi intensive.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 15362, ku 681 persona humbën jetën ditën e sotme, ndërsa dje u shënuan 766 viktima. Janë 20996 persona të shëruar, ku sot lanë spitalin 1480 të tjerë.
