Sot kryetari i demokratëve Lulzim Basha përmes një postimi video në rrjetet sociale ka folur mbi 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në kohën e anëtarësimit kryetare e Kuvendit ishte Jozefina Topalli, ndërsa kryeministër Sali Berisha e president Bamir Topi.
Topallit nuk i ka shpëtuar detaji i veçantë në videon e Bashës ku në asnjë moment nuk flitej për protagonistët e kohës.
Në reagimin e Bashës, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli shikon veprime të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili hiqte fshinte emrat e fotot e protagonistëve të ngjarjeve të mëdha.
Topalli shkruan se Basha i ngjan për të “pame e për të bame”.
“Enver Hoxha fshinte emrat e fotot e protagonisteve te ngjarjeve te medha.
Ky i ngjan per te “pame e per te bame”.
I pa afte per t’ u turperuar”, shkruan Topalli.
