Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia e koronavirusit/ Gazetarja e VOA zbulon sa dollarë do marrë çdo individ në SHBA duke filluar nga 9 prilli

19:21 / April 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
menada zaimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paketa ekonomike që Amerika ka vënë në dispozicion të krizës së krijuar nga koronavirusi është 2 trilion dollarë.

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi thotë se nga kjo paketë do të përfitojnë ata individë që kanë të ardhura më  pak se 99 mijë dollarë. Shuma që është vënë në dispozicion për çdo individ është 1200 dollarë.Pagesat për qytetarët amerikanë do të bëhën në formë çeqesh, duke filluar nga 9 prilli.

‘Momenti më i rëndësishëm tashmë është se kur amerikanët do të marrin këto para. Sipas përllogaritjeve bëhet fjalë që dërgesat e para të çeqeve dhe këtu bëhet fjalë për një pagesë njëherësh që do ti bëhet çdo amerikani prej 1200 dollarësh do të fillojnë prej datës 9 prill. Një pjesë do ti marrin në datën 9 prill, një pjesë tjetër duke filluar nga data 24 prill. Do të shikohen me përparësi ata shtetas amerikane,  në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për shtetasit amerikanë që do të marrin, por të gjithë ata të cilët kanë paguar taksa në SHBA do të marrin këtë shumë prej 1200 dollarësh. Sigurisht në varësi të të ardhurave, jo të gjithë amerikanët do të marrin. Nëse një amerikan fiton më shumë se 99 mijë dollarë në vit, nuk përfiton nga kjo paketë. Ata që marrin 99 mijë dollarë dhe më poshtë do të përfitojnë, flas si individë.’-tha gazetarja për Ora News.

Nga kjo paketë nuk përjashtohen as fëmijët, të cilët do të përfitojnë 500 dollarë.

‘Kështu që amerikanët do të kenë mundësi të marrin edhe për fëmijët e tyre. Do të ketë një pagesë 500 dollarë për çdo fëmijë për familje që mund të përfitojnë nga kjo paketë. Pra shumë shpejt, brenda këtij muaji do të fillojnë edhe pagesat e para.’-shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026

SHBA rrit presionin ndaj Iranit, kërkon mbështetjen e aleatëve dhe Kinës

09:32 / August 21, 2026

Moti sot, 21 gusht 2026

09:27 / August 21, 2026

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.