Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Europianët miratojnë “shtetrrethimin”, rritet popullariteti i qeverive

19:42 / April 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52882815 303 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë.

Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese.

Në Itali, vendi që është prekur më shumë nga pandemia, një sondazh i fundit tregon se 63% e qytetarëve të pyetur miratojnë masat e marra dhe se ata do të mbështesnin kontrollin shtetëror të qytetarëve edhe pa konsensusin e tyre.

64% janë dakord për gjurmimin elektronik të personave të karantinë, 67% mbështesin idenë e gjurmimit telefonik për verifkikimin e karantinës dhe 74% janë pro idesë së përdorimit të dronëve për kontrollin e kufizimeve. Vetëm 23% e qytetarëve ishin të shqetësuar për çështje të privatësisë.

Në Gjermani, një vend me masa shumë më të lehta sesa Italia, 88% e njerëzve mendojnë se masat e marra janë korrekte. 55% mendojnë se ato duhen shtuar.

Në Francë 57% janë pro masave duke u shprehur se ato nuk janë shumë strikte, 40% thanë se kufizimet janë të mjaftueshme dhe vetëm 3% thanë se ato janë shumë strikte.

Në Poloni 45% mendojnë se vendi nuk është i përgatitur për të përballuar pandeminë, ndërkohë që vetëm 33% mendojnë se qeveria nuk po i mbron mjaftueshëm qytetarët kurse një shumicë prej 63% mendojnë se zgjedhjet presidenciale duhen shtyrë.

Në Britaninë e Madhe 57% mendojnë se duhen rregulla më drastike, 33% thonë se duhet ndalur transporti publik, 56% mendojnë se qeveria nuk veproi shpejt sa duhet.

Sipas raportimeve në media prirja e sondazheve në fjalë ka një lidhje relative me rritjen e mbështetjes për qeveritë e vendeve përkatëse, çka do të thotë se pandemia po jep efekte elektorale jonormale dhe vë në pikëpyetje rregullin demokratik pasi me situatën e tanishme në ekuacion ka hyrë një faktor shumë manipulues për psikologjinë e përgjithshme.

ResPublica

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026

SHBA rrit presionin ndaj Iranit, kërkon mbështetjen e aleatëve dhe Kinës

09:32 / August 21, 2026

Moti sot, 21 gusht 2026

09:27 / August 21, 2026

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.