Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Tritan Kalo kritikon televizionet dhe këshillon qytetarët: Bëni këto veprime në shtëpi

20:59 / April 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritan kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur Tritan Kalo kritikon ekranet televizive, por edhe ata që kërkojnë të marrin rolin e ekspertit për të folur rreth situatës ngta koronavirusi.
Kalo shprehet se në televizione mbizotëron energjia e lajmeve të trishta nga vdekjet që ka shkaktuar koronavirusi në Shqipëri dhe botë.

Por ai i këshillon shqiptarët që qëndrojnë të mbyllur në banesë të gjejnë aktivitete të tjera për të kaluar kohën si leximi, gatimi, muzika etjera.

Shkrimi i plotë i mjekut Triran Kalo:

Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive…. JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

10:09 / August 21, 2026

Situata me zjarret/ 20 vatra në 24 orë në Shqipëri, 9 vijojnë aktive, 235 forca në terren

10:03 / August 21, 2026

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.