Aktori i dashur për të gjithë Gëzim Kruja ndërroi jetë të dielën në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje që i kishte marrë zërin. Ai është përcjellë sot për në banesën e fundit, por për shkak të masave të mara ceremonia mortore vështirë të organizohej si në kushtet normale.
Pikërisht duke mos pasur mundësinë ta nderojnë siç duhet shkodranët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar aktorin e tyre. Ata kanë duartrokitur në momentin kur ka kaluar arkëmorti i Krujës për tu përcjellë për në banesën e fundit.
