Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ka ndihmuar në krijimin e Covid-19/ Kush është profesori i Harvardit i arrestuar, ja çfarë lajmëron Departamenti i Drejtësisë amerikane

13:05 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5e8b019048668
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I gjithë planeti ësht nga prekja dhe përhapja me shpejtësi e virusit të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Shifrat vazhdojnë të rriten, duke lënë mijëra të vdekur dhe milion të prekur, ku nuk dihet kur dhe si do të përfundojë.

Charls Lieber, profesor i Harvardit dyshohet se është i përfshirë në prodhimin e koronavirusit në Kinë. Është ky informacioni më i fundit i publikuar agjencia AS në Spanjë, e cila shkruan se sipas teorive konspirative Lieber ka pasur kontakt me disa studentë kinezë dhe Universitetin e Teknologjisë në Wuhan, vend nga ku shpërtheu pandemia e Covid-19.

Kujtojmë se profesori Charles Lieber i Harvardit, u arrestua në janar të këtij viti pasi u akuzua për lidhje me Kinën, duke ngritur më shumë dyshimet për përfshirjen e tij në prodhimin e koronavirusit nga dora e njeriut.

Pandemia e koronavirusit, në mënyrë të pashmangshme ka sjellë një sërë teorish konspirative për origjinën e saj, njëra prej të cilave pretendon se është krijuar nga njeriu. Dhe pikërisht shkencëtari amerikan i arrestuar kohët e fundit mbi lidhjen e tij me Kinën, dyshohet se ndihmoi në krijimin e tij, shkruan newsbomb.

Profesori në fjalë u akuzua se gënjeu autoritetet federale amerikane në lidhje më pagesat e dyshimta që ka marrë nga Universiteti i Teknologjisë në Wuhan dhe fshehu pjesëmarrjen e tij në planin e Talenteve kinezë, një program i drejtuar nga shteti kinez që rekruton talentet elitare shkencore.

Duke pasur parasysh që koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, lidhjet e Charls Lieber me qytetin kinez ndezën thashethemet në internet se ai në fakt ishte arrestuar sepse ishte pjesë e dyshimeve në krijimin e virusit që ka paralizuar globin.

Kjo ide u mbështet nga senatori i Arkansas, Tom Cotton, i cili pyetjes nëse ky virus ishte prodhuar në Kinë iu përgjigj shkurt se ishte diçka që kërkonte hetim.

Dyshimet e ngritura për profesorin e Harvardit erdhën në një kohë me arrestimin e dy studëntëve kinezë, të cilët kontrabandonin lëndë që përmbanin mostra biologjike në Kinë, lajm i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Departamenti i Drejtësisë amerikane njofton se tre të arrestuarit, profesori Lieber, studenti Yangqing Ye dhe një pjesëtar i forcave kineze të sigurisë, akuzohen për vjedhje të kërkimeve amerikane, ndërsa ishin 21 shishe biologjike të vjedhura. Hetimet vijojnë në SHBA, për të çuar drejt një përfundimi konkret.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

U arrestua nga FBI/ 35-vjeçarja akuzohet se planifikoi sulm me bombë në Kapitol

10:17 / August 21, 2026

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

10:09 / August 21, 2026

Situata me zjarret/ 20 vatra në 24 orë në Shqipëri, 9 vijojnë aktive, 235 forca në terren

10:03 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.