Figura të njohura kanë zgjedhur të jenë më afër fansave të tyre përmes rrjeteve sociale dhe rubrikës së famshme të pyetjeve në Instastory. Edhe modelja Arbenita, e dashura e reperit Fero ka shfrytëzuar këtë platformë për të treguar diçka më shumë nga vetja.
Ajo shkruan se Fero është treguar “tamam burrë” që në fillimet e lidhjes kur e mori në shtëpinë e tij dhe deshi të njihej me familjen e saj. Arbenitës i ka pëlqyer fakti që Fero nuk e ka mbajtur sekret lidhjen.
“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

