Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Situata e jashtëzakonshme nga koronavirusi, numri dy i PS njofton mbledhjen e Kuvendit dhe tregon arsyen pse

21:16 / April 6, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit të PS ka bërë me dije se Kuvendi pritet të mblidhet në seancë parlamentare javën e ardhshme, ku ndër të tjera do të kalojnë për miratim Aktet Normative të qeverisë që janë miratuar nga situata e pandemisë së COVID-19 si dhe disa marrëveshje për rindërtimin.

Ndërkohë sa i takon masave që qeveria ka marrë,  Balla e konsideroi paketën e ndihmës si përpjekje përtej mundësive.

“Ky shtet po paguan më shumë se ç’ka këllqet e veta dhe sot jemi në ditët kur kemi filluar pagesat e luftës. Jemi i vetmi vend që po paguajmë përveç njërit prej familjarëve të regjistruar të biznesit familjar. Po paguajmë edhe burri edhe gruan. Janë 35 mijë biznese të vogla që janë regjistruar”, deklaroi Balla.

Për masat kufizuese të qeverisë, ai tha se “mund të kishim pasur më shumë të infektuar nëse do të kishim vonuar masat qoftë me 24 orë”. Kurse për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të kthehen në një kohë kur kufijtë janë mbyllur, tha se do të aplikohet karantinim i detyruar për dy javë në hotele pranë pikave kufitare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.