Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vendimi i qeverisë italiane/ 400 miliardë euro në dispozicion për të ndihmuar bizneset

22:24 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria ekonomise itali1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria Italiane ka aprovuar mbrëmjen e sotme (6 prill 2020) dekretin që lëvron likuiditetin e menjëhershëm prej 400 miliardë euro në ndihmë të biznesit italian.

“Është manovra më e madhe ekonomike në ndihmë të të gjitha sipërmarrjeve, e që është ndërmarrë deri më sot në Itali”, ka deklaruar kryeministri Conte në konferencën për shtyp.

200 miliardë euro do shkojnë në ndihmë të sipërmarrjve të tregut të brendshëm e 200 miliardë euro për ato të sektorit të transportit.

Në këtë dekret është parashikuar dhe ndërprerja e pagesave të skadencave fiskale për muajt prill e maj.

“Kur gjithçka do të marrë fund do të kemi një pranverë të re për vendin e do të mbledhim frutet e kësaj sakrifice”, tha Conte në konferencën e tij për shtyp.

Gjithashtu kreu i qeverisë italiane informoi se po punojnë për hartimin e instrumenteve të reja ekonomike në ndihmë të punonjësve e familjeve në nevojë e që priten të miratohen gjatë muajit prill.

Gjithashtu qeveria italiane ka aprovuar dhe dekret-ligjin mbi shkollën ku është garantuar siguria e vitit shkollor 2019-2020, për të gjitë studntët pavarësisht notave të tyre.

Të gjithë do të kalojnë vitin e tek studentët me mangësi në ecurinë mësimore gjithçka do të rekuperohet në muajin shtator.

Për nxënësit që duhet të japin provimet e mbylljes së ciklit të parë apo të ciklit të dytë shkollor janë menduar dy opsione zgjedhje në varësi të nivelit mësimor të tyre.

400 miliard bizneset Itali ndihmuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.