Aktori i madh shkodran Gëzim Kruja u përcoll mesditën e të hënës mes duartrokitjeve nga ballkoni të qytetarëve shkodranë për në banesën e fundit.
Më të vështirë krahas familjarëve e patën dhe miqte e kolegët e tij që nuk e panë dot për herë të fundit.
Aktori dhe miku i Gëzimit, Zef Deda ka treguar në një intervistë për “Shekullin” mes lotësh takimin e fundit që pati me Gëzimin.
“Për fat të mirë para 1 muaji kam qenë tek shtëpia e tij dhe na thoshte mblidhni mendjen mos dilni se jeni sëmurë, sepse dhe unë jam me ishemi cerebrale dhe na thoshte të mos lëviznim, sepse është e rrezikshme. Shkova në shtëpi dhe më shkruajti në letër ‘pse ke dal’, sepse ai vetëm shkruante nuk fliste”, tregoi Zef Deda.
Ai shtoi se për 2 javë sëmundja i mori frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë.
