Në fakt është kthyer në meme në rrjetet sociale por mungesa e një berberi në këto kohë është vërtetë vështirësi për meshkujt. Duket se “këtij halli” nuk i shëpton as këngëtari i njohur Alban Skënderaj, i cili për shkak të pandemisë së COVID-19 ashtu si të gjithë të tjerët është në izolim.
Këngëtari tregon se me hir a me pahir, është rikthyer në look-un e tij të vjetër të vitit 2005, kur mbante flokë të gjatë.
Albani shprehet se ç’nuk do të jepte për një berber në këtë periudhë të vështirë dhe nuk i vëmë aspak faj!
Këngëtari ka publikuar foton me look-un e karantinës, krahas së cilës shkruan:
“U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier”- shkruan ai, fjalë të cilat i ndjemë më shumë se kurrë.

