Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta kundër Bashës: Kufizimet e lëvizjes janë masë e domosdoshme, vetëm me gjurmueshmëri e izolojmë shpërndarjen e COVID-19

14:05 / April 7, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha dhe meta 620x350 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta thotë se zgjidhja për të frenuar përhapjen në komunitet të infektimit me COVID-19 dhe të izolimit të tij, është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik.

Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës ku pati një takim me kryetaren e Bashkisë në detyrë, Voltana Ademi dhe strukturat e pushtetit vendos e shëndetësor, Presidenti Ilir Meta qartazi lë të kuptohet se është kundër kërkesës së liderit opozitar Lulzim Basha që kërkon kryerjen e testeve masive tek të gjithë qytetarët.

“Unë besoj se përmes gjurmimit efikas të rasteve të evidentuara dhe përmes testimeve të realizuar për shkak të gjurmueshmërisë do të arrijmë të izolojmë të gjitha rastet që mos të kemi shpërndarje të mëtejshme. Besoj shumë në bashkëpunimin e të gjithëve. Sa më shumë të bashkëpunojmë aq më shumë do t’i kthehemi normalitetit”, theksoi Presidenti i Republikës.

Sipas Bashës, me testet e kryera deri më tani, qeveria po përpiqet të fshehë të vërtetën e rasteve të infektimit që mund të jenë, ndërkohë që autoritetet shëndetësore dhe grupet e ekspertëve të OBSH-së rekomandojmë testimet për COVID-19 vetëm në raste simptomash klinike apo kontakte me të dyshuar që i kanë shfaqur shqetësimet shëndetësore.

Ndërkaq, Meta tha se masat kufizuese të vendosura nga qeveria duhet të zbatohen nga qytetarët pasi vetëm kështu mund të izolohet sa më shpejt përhapja e infeksionit.

“Kufizimet janë një proces që po e ndjekin shumica e vende pa përjashtim, ne jemi fqinj të Italisë me të cilën kemi shkëmbimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike, në këtë drejtim duhet të jemi të duruar dhe duhet t’i respektojmë kufizimet”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit u shpreh se kjo situatë kalohet vetëm me bashkëpunimin e të gjitha autoriteteve.

“Gjatë kësaj vizite sot në Shkodër pata kënaqësinë të takoje prefektin e qarkut, drejtorin e Shëndetit Publik, doktor Astrit Becin dhe kryetaren e nderuar të Bashkisë Shkodër, zonjën Voltana Ademi për tu njohur më nga afër me përballimin e kësaj pandemie që ka prekur edhe qarkun e Shkodrës si të gjithë vendin tonë.

Kam besim se përmes bashkëpunimit të shtabit të emergjencës së drejtuar nga prefekti, të kryetares dhe shtabit të saj por dhe përfaqësuesve të pushtetit vendos dhe qendror janë të gjitha mundësitë për ta menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë krizë, këtë pandemi, dhe padyshim që këtu është i rëndësishëm dhe bashkëpunimi i qytetarëve ne respektimin e të gjitha kufizimeve të distancën sociale, të këshillave të autoriteteve shëndetësore në mënyrë që sa më shpejt jo vetëm të izolojmë të gjitha rastet dhe të ndihmojmë për t’u shëruar të gjithë të prekurit nga COVID-19 por edhe të garantojmë mposhtjen e kësaj pandemie sa më shpejt dhe rikthimin në normalitet të jetës sa më par.

Kjo do të varet nga efikasiteti i të parës, falënderoj kryetaren e bashkisë për angazhimin edhe përkushtimin e saj në bashkëpunim me autoritetet e tjera, dhe jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi do të arrijmë dhe në bashkinë e Shkodrës, që është e vështirë nisur dhe nga shtrirja gjeografike, në çdo cep të këtij qarku për të ndihmuar shëndetin e qytetarëve, për të mbrojtur jetën e tyre, dua t’i ftoj gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues, askush të mos ndihet fajtor dhe të rrezikojë duke mos bashkëpunuar për të bërë testin apo për të realizuar procesin e karantimin në rastet e dyshuara për kontakte pasi nuk është rup të kesh COVID, është turp të jesh i pakujdesshëm dhe t’ia transmetosh të tjerëve. Unë besoj se jemi në rrugën e duhur të përmirësimit të situatës, shpresojmë duke filluar nga sot edhe në qarkun e Shkodrës, i cili është një qark mjaft i ekspozuar, për tre pikat e kalimit kufitar që janë aktive për mjaft shërbime të ndryshme por edhe për arsye të tjera. Besoj tek qytetaria dhe përgjegjshmëria shkodrane dhe bashkëpunimi i tyre”, tha Presidenti Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.