Avokati i njohur Spartak Ngjela në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka dhënë mendimin e tij lidhur me çështjen e mbylljes së kufijve shqiptarë nga koronavirusi. “Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Ngjela.
Postimi i Spartak Ngjelës
Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.
Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.
Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve. Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik.
