Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbylli çdo gjë pasi një person doli me koronavirus në qytet, flet kryebashkiaku i Poliçanit dhe ndan lajmin e mirë

16:51 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICAN 1068x519 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Shqipëria Live”, me anë të një lidhjeje në “Skype” kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, konfirmoi se në Njësinë Administrative Poliçan është konfirmuar një person me COVID-19 dhe si pasojë është detyruar që të marrë masa drastike.

Duke qenë se Poliçani është qytet i vogël, thotë ai, jemi detyruar që të mbyllim të gjithë dyqanet për të ndaluar zinxhirin e përhapjes. Frika e Zotkaj qëndron në faktin se në të gjithë Poliçanin ka rreth 800 familje me anëtarë të sëmurë kronikë dhe nëse ata infektohen pasojat mund të jenë edhe fatale.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, Zotkaj konfirmon se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë siguruar tampona dhe i janë dërguar të gjithë kontakteve me të infektuarin, ndërsa aktualisht janë në pritje të përgjigjeve. Përveç lajmeve të “këqija” kryebashkiau ndau dhe një lajm të mirë. Personeli mjekësor që është marrë me trajtimin e pacientit të infektuar, ka rezultuar negativ, në testin e bërë për virusin korona.

“Duke qenë se në qytet janë të pakta njësitë e shërbimit dhe të gjithë qytetarët dynden njëkohësisht, kemi marrë këto masa drastike. Menjëherë sapo u njoha me rastin e të infektuarit në qytetin tonë, kontaktova Ministrinë e Shëndetësisë dhe menjëherë u morën tamponat e të gjithë personave dhe stafit mjekësor në Poliçan dhe rezultuan negativ. Qytetarëve tanë i janë ofruar të gjitha nevojat që ato kanë. Në çdo bllok pallatesh, ka administrues të bashkisë, që janë në shërbim të tyre. Përveç 800 familjeve me të sëmurë kronikë, frika ime qëndron në faktin që jemi qytet i vogël dhe banorët kanë kontakte me të gjithë. Sot kemi nisur gjurmimin e kontakteve që ka pasur pacienti i infektuar. Po ashtu kemi marrë dhe tamponat e kontakteve që ka pasur personi i infektuar dhe jemi në pritje të përgjigjeve”, u shpreh Zotkaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.