Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Financial Times: Virusi do ta ndryshojë pa kthim globalizmin, ja si pritet të ndikojë në Tiranë

19:12 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe nëse jemi në gjendje ta luftojmë pandeminë e koronavirusit, efektet e saj ka të ngjarë të nxisin një rikonceptim të mënyrës sesi bota bën biznes.

Tronditjet që po pësojnë zinxhirët e furnizimit global ka të ngjarë të reagojnë për t’u mbrojtur. Konflikti tregtar SHBA-Kinë nuk është zgjidhur dhe mund të rikthehet në çdo moment.

Kompanitë nuk mund ta marrin më si të mirëqenë se angazhimet tarifore të parashikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë do të parandalojnë rritje të papritur të proteksionizmit. Mekanizmi i mosmarrëveshjeve të OBT-së nuk punon më!

Në të njëjtën kohë, Covid-19 ka ekspozuar atë që shumëkush mund ta konsiderojë një mbështetje të tepruar te furnitorët e vendosur në Kinë.

Provinca e Hubei, ku filloi shpërthimi, është një qendër prodhuese e teknologjisë së lartë, shtëpi për firmat lokale dhe të huaja që janë shumë të integruara në industrinë e automobilave, elektronikës dhe farmaceutikës.

Provinca përbën 4.5 përqind të produktit të brendshëm bruto kinez; 300 nga 500 kompanitë më të mira në botë kanë fabrika në Wuhan, kryeqyteti i Hubei. Përhapja e koronavirusit shkaktoi ndërprerje në furnizimi në të gjitha kontinentet, edhe para se virusi të shpallej një pandemi.

Shumë vende këto kohë po zbulojnë se sa të varur janë nga furnizimet nga Kina. Për shembull, gati tre të katërtat e holluesve të gjakut të importuar nga Italia vijnë nga Kina.

E njëjta gjë vlen dhe për 60 përqind të antibiotikëve të importuar nga Japonia dhe 40 përqind të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca.

E gjitha kjo do të shtojë pasigurinë për politikat tregtare, pas mbarimit të Covid-19. Bizneset do të detyrohen të rimendojnë zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Mund të shohim në të ardhmen disa rivlerësime të zinxhirëve furnitorë, pasi automatizimi ul kostot e punës. Shtetet e reja anëtare të BE-së dhe Spanja mund të shohin një rritje të punësimit në prodhim.

Mund të krijohen mundësi për vendet që nuk kanë qenë në krye të listave të investitorëve. Në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Kisinau.

Koronavirus nuk do t’i jap fund globalizimit, por do ta ndryshojë atë, sepse kompanitë do të duhet të përshtaten për të pasur sukses. (SCAN, Financial TImes)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte edhe kryeministri Mickovski: S’ka mushkë Troje që na lëkund

13:40 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje. Zbardhen identitetet

11:15 / August 21, 2026

Pjesë e grupit të Jetmir Papës/ Ekstradohet nga Greqia i kërkuari nga SPAK, Florjan Vuka

11:12 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.