Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj / Si të lexojmë të dhënat e përditshme për epideminë e COVID-19

20:48 / April 7, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Beqaj

Sot jemi në ditën e 31 të epidemisë së COVID në Shqipëri. Zakoneve të reja të përditshme, krejt të ndryshme nga të mëparshme, i është shtuar edhe ndjekja çdo moment e të dhënave të epidemisë së COVID 19. Për fat të mirë informacioni është i bollshëm dhe i lehtë përt t’u gjetur. Sa të vdekur, sa pozitivë të rinj, sa të shëruar, sa në reanimacion, sa janë personel shëndetëtsor, sa testime janë bërë, etj.

E dhëna e parë që mësojmë të gjithë është sa janë rastet pozitive. Sot, në Shqipëri janë 383 raste.

Por çfarë na thotë kjo shifër. Është numri progresiv i rasteve pozitivë. Por sa na shërben kjo e dhënë. Ky numur duke qënë akumulativ do të vijë gjithmonë duke u rritur deri sa të ndalojë. Ky numur do t’u duhet më vonë specialistëve kur të bëjnë analizën e e plotë të COVID 19 në Shqipëri.

Ndërkohë, më me ankth, bëjmë pyetjet sa do zgjasë, deri kur, a u arrit piku, a filloi rënia, etj.

Për të njekur ditë pas dite ecurinë do të duhet të ndjekim prirjen. Më e përshpejtuar, konstante apo më e ngadalësuar.

Midis shumë mënyrash të ndryshme për të komunikuar ecurinë e epidemisë është ilustrimi si më poshtë. Në boshtin vertikal është numri akumulativ i rasteve pozitive, ndërsa në boshtin horizontal janë rastet të reja në një ditë. Grafiku krahason numrin akumulativ të një ditë të caktuar me hapin e ndryshimit ditor. Për të përfituar sa më mirë prirjen, hap i ndryshimit për çdo ditë të caktuar llogaritet si gjysma e diferenencës midis ditës së nesërme me ditën e mëparshme poërkatëse. E thënë ndryshme nëse në tre ditët e fundit në Shqipëri kemi patur 361, 377, 383 raste në grafikun më poshtë shifra 377 ballfaqohet me shifrën (383-361)/2=22/2=11.

Pikat e bardha tregojnë një ditë të caktuar. Siç shihet me sy në pjesë të caktuar të kurbës dy pika të bardha njëra pas tjetër janë shumë pranë me njëra tjetrën, në pjesë të tjera janë më larg. Distanca vizuale midis dy pikave fqinjë na ndihmon të kuptojmë kur kemi patur një hap të madh nga dita në ditë  dhe kur kemi patur hap të vogël nga dita në ditë. Ndërsa distanca e pikës së bardhë nga boshti vertikal tregon si po rritet numri akumulativ i rasteve pozitive. Kur kurba i largohet bushtit vertikal kjo do të thotë që ritmi i rritjes është përshpejtuar. Kur kurba i afrohet boshtit vertikal kjo do të thotë që ritimi i rritjes ëshët ngadalësuar.

Kur pika e bardhë të arrijë tek boshti vertikal, dmth kur rritja ditore të zerohet, atëhere do të kemi arritur pikën më të lartë të rasteve pozitive të konfirmuara.

1 4 1

Për të ndihmuar kuptimin e leximit të kësaj kurbe po ilustroj edhe me të dhënat e Italisë dhe Koresë së Jugut.


2 5 1

Më lart është kurba e Italisë. Nga 14 në 19 mars kemi rritje galopante. Nga 26 mars në 30 mars kemi ngadalësim të rritjes. Nga 1 prill në 4 prill kemi rritje konstante, prandaj edhe pikat e bardha janë shumë pranë me njëra tjetrën.

3 4 1

Në Korenë e Jugut shihet një rritje galopante nga 24 në 28 shkurt, ngadalësim i ndjeshëm nga 2 në 10 mars dhe nga 13 mars në 2 prill ecuri konstante sepse pikat janë shumë afër. Ndërsa fakti që pika e datës 6 prill është shumë pranë bushtit vertical tregon se shtesë ditore e për pasojë rastet e reja janë afër zeros.

Kjo mënyrë ilustrimi grafik na ndihmon edhe për të kuptuar më mirë edhe efektin e masave të ndryshme administrative. Nëse vendosim në grafik edhe datën e vendsojes së kufizimeve të lëvizjes mund të kuptojmë shkallën e efektivitetit të kësaj mase administrative.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

15:09 / August 21, 2026

Arratiset nga burgu i Reçit Petrit Ndoci, nuk kthehet më pas përfundimit të lejes, letra që la për familjarët: Po largohem…

14:50 / August 21, 2026

“Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte edhe kryeministri Mickovski: S’ka mushkë Troje që na lëkund

13:40 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.