Një çift i moshuar nga Mississippi vdiqën vetëm disa minuta larg njeri tjetrit, teksa kishin shtrënguar duart deri në momentet e fundit.
Ata ishin prekur nga koronavirus në një anije, tha pastori i tyre, raportojnë mediat.
Frances dhe Jerry Williamson, të dy 72 vjeç, u infektuan nga virusi vdekjeprurës gjatë një udhëtimi. Cifti që kishin të martuar për më shumë se 50 vjet, shkonin rregullisht në lundrime, ndonjëherë deri në 20 udhëtime në vit.
Pastori i Kishës së North Beach, Rick Clark, tha se çifti i aplikonte rregullisht lundrimet me anije, ndërsa edhe disa herë në te kaluaren ata ishin kthyer të sëmurë.
Clark shtoi: “Nëse nuk gabohem, duket sikur çdo herë që ata të ktheheshin nga një lundrim, do të sëmureshin”.
Edhe tani, familja e tyre nuk e shtroi si shqetësim shenjat e tyre, deri në momentin kur historia tjetër rrjedhë.
“Kur zbuluam se zonja Frances është vendosur në respirator, Jerry më njoftoi, ndërsa lotët rreshkisnin në fytyrën e tij”, tha Clark.
“Ai u tremb për vdekje”, shtoi pastori.
Raportohet se është ende e paqartë se në cilin lundrim çifti u infektua me virusin që në fund do t’i merrte edhe jetën vetem disa minuta nga njeri tjetri.