Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shifrat e FMN, Shqipëria, me financimet më të ulëta në Europë për shëndetësinë

08:35 / April 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2017, shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja europiane për këtë tregues ishte 6%.

Në këtë renditje, Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1%.

Për shkak të kësaj situate, shqiptarët paguajnë kostot më të larta për shëndetësinë në krahasim me vendet e tjera në Europë.

Sipas Bankës Botërore, shqiptarët paguajnë me cash nga të ardhurat e tyre 50% të kostove totale për kujdesin shëndetësor. Në vende të tjera të rajonit dhe Europës, këto pagesa janë shumë të ulëta.

Në Turqi, pagesat cash nga xhepi për shëndetin janë 17.8% e kostove totale, në Greqi janë 34.9%.

Në Maqedoni këto pagesa janë 36.7%; në Malin e Zi, 42.8%; në Serbi 36.6% dhe në Bosnjë, 27.9%. Në vendet europiane, këto pagesa janë shumë të ulëta, mesatarisht nën 15% e së gjithë kostos.

Në këto matje, Shqipëria ofron përqindjet më të larta në rang europian dhe mund të krahasohet me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë.

Sipas të dhënave krahasuese nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria rimburson rreth 25% të shitjeve të ilaçeve nga farmacitë, teksa ky nivel është shumë i lartë në vende të tjera europiane me të njëjtat kushte zhvillimi. Ish-republikat ruse i kanë nivelet e rimbursimit 35-40% të shitjeve në farmaci.

Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe programi ekonomik i qeverisë planifikon të ulë edhe më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv.

Qeveria ka në plan të ulë shpenzimet në shëndetësi të cilat do të bien në 2.7% të PBB në periudhë afatmesme. Këto plane alokimi nuk ndihmojnë për të trajtuar ikjen e trurit dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar. As ata nuk ndihmojnë për të nxitur konvergjencën ndaj standardeve europiane në këto fusha dhe as për t’u bërë ballë epidemive që rrezikojnë seriozisht jetën e pacientëve./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.