Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mund të zhduken klube e kampionate”, alarmi i presidentit të Federatës Angleze

10:07 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
premier league
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kohët kur klubet angleze shpenzonin shifra të çmendura për të blerë futbollistë mesatarë duket se do të harrohen për disa kohë. Ka qenë vetë presidenti i Federatës Angleze, Greg Klark, ai që ka argumentuar se kriza financiare aktuale do të vinte në rrezik strukturën e futbollit në vend, pasi rrezikohet falimentimi i klubeve apo edhe ligave të tëra.

Disa klube kanë kaluar pjesëtarët e stafeve të tyre në skemën e asistencës shtetërore gjatë periudhës së koronavirusit, por Klark insistoi se këtë peshë të rëndë duhej ta ndanin të gjithë.

“Futbolli përballet me sfida ekonomike që shkojnë përtej imagjinatës më të çmendur të atyre që e drejtojnë. Pandemia do të ndiqet nga pasoja ekonomike dhe të gjithë sektorët e ekonomisë do ta vuajnë.

Ne përballemi me rrezikun e humbjes së klubeve dhe ligave, si pasojë e kolapsit financiar. Shumë komunitete mund të humbasin klubet që kanë për zemër, me shanse të pakta për t’i ringjallur.

Përballë kësaj sfide pa precedent, të gjithë pjesëtarët e kësaj loje, nga lojtarët të tifozët, klubet, pronarët apo administratorët, duhet të marrin masa dhe të ndajnë dhimbjen për të mbajtur gjallë këtë lojë. Të gjithë duhet të kuptojnë se klubet e Premier Ligës nuk janë imunë nga impakti dhe ndonëse do të ndikohen në shkallë të ndryshme në varësi të bazës së shpenzimeve që kanë, impakti potencial i përgjithshëm financiar është shumë i madh”, theksoi Klark në këtë apel të tij, duke paralajmëruar se futbolli anglez do të pësonte transformim radikal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.