Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook grafikun e qyetarëve të shtruar në spitale me COVID-19, teksa rastet e shtrimeve po shënojnë rënie graduale.
Rama thotë se falë masave të shpejta dhe të forta dhe rezistencës së qytetarëve, në 10 ditët e fundit ka rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID.
Po vazhduam kështu, thotë kryeministri, do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë.
POSTIMI I PLOTE
SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID👍
*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike
