Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka nisur takimet virtuale me zyrtarët shqiptarë lidhur me situatën aktuale në vend për shkak të pandemisë së krijuar nga koronavirusi.
E para ka qenë kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, teksa ka postuar edhe foto nga biseda online, e ku duken te dyja te qeshura, Kim, zbardh edhe pak detaje nga takimi virtual.
“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë & të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të #rrimeneshtepi.”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.
