Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

”Rrisni numrin e testimeve”, Spiropali i përgjigjet opozitës: Nuk dëgjojmë sugjerime nga divani

14:51 / April 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oipiop
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një lidhje të drejtpërdrejtë për rubrikën Opinion në ”News24” i është përgjigjur opozitës lidhur me rritjen e testimeve.

Spiropali  shprehet se opozita ka qenë në gjumë gjatë kësaj kohe të koronavirusit dhe propozimet e saj bien ndesh me vendimete Komitetit Teknik të ekspertëve.

Po ashtu ajo  thotë se opozita ka qëllime politike dhe dezinformon qytetarër, duke e cilësuar Berishën si udhëheqës të strategjisë së tyre.

”Opozita këmbëngul për testime masive dhe kaq nuk mjafton?

Nuk kemi ndërmend të dëgjojmë sugjerime nga divani që në këtë periudhë ka qenë në gjumë. Metoda që është zgjedhur ka rezultuar efikase. Shqipëria ka shmangur më të keqen. Rezultatin më të mirë që mund të arrish me këtë armik. E tregon kurba, nr. i të infektuarve, të shëruarve. Nuk ndryshojmë strategjinë për kënaqësi politike. Kjo nuk është betejë politike.

Të gjitha deklaratat e opozitës që kemi dëgjuar nuk përputhen me atë që ekspertët dhe Komiteti Teknik ka bërë, ata janë gjeneralë. Ne ndjekim udhëzimet. Vendimet nga qeveria kanë qenë të konsultuara në detaje. Nuk kemi ndërmend të braktisim gjeneralët dhe të ndjekim disa funksionarë politikë që deformojnë të vërtetën dhe kanë qëllime politike.

Në rast se duan t’i bashkohen luftës le të jenë pjesë e diskutimeve.

Komentet si të Berishës që ende vijon strategjinë opozitare kur flet për të infektuar dhe të vdekur, duke infektuar opinionin publik me të pavërteta- janë të papranueshme.

Ne po marrim masa për shëndetin dhe për pasojat ekonomike. Ne po i adresojmë aty ku prekin më shumë. Qytetarët, biznesi i vogël, familjet në nevojë.

Ashtu si sëmundja dhe pandemia prek ata në moshë të thyer, edhe kriza ekonomike prek disa kategori. Ata që kanë lavazh, aktivitet ekonomik, biznes, etj.

61 mijë qytetarë do adresohen nga paketa ekonomike e plotë, do marrin pagë minimale. Do përfitojnë edhe ata që nuk kanë deklaruar pagën por figurojnë si punonjës. Si p.sh. në një biznes të vogël zakonisht figurojnë burrat,por do të përfitojnë edhe gratë.

Edhe për ato familje me ndihmë ekonomike kemi dyfishim të ndihmës. Edhe për të papunët i dyfishohet pagesa e papunësisë. 120 milionë dollarë vetëm për këto nevoja. Biznesi i mesëm apo i madh mund të përfitojë përmes garancisë sovrane që të mbajë në punë punonjësit. Biznesi i madh duhet të kishte menduar për këtë ditë. Mos heqë asnjë ditë nga puna. t’u gjendet në këtë ditë si qeveria pasi i ka mundësitë. ”- tha Spiropali.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.